1. MËNYRAT E ZHVILLIMIT PROFESIONAL TË IMAMËVE NË EVROPË
- Hulumtimi: Trajnimi i Imamëve në Evropë është një fushë e re për studiuesit në Evropë. Hulumtime bashkëkohore janë të nevojshme rreth programeve në fushat si ajo e trajnimit të Imamëve, zhvillimit të vazhdueshëm profesional të Imamëve, sfidat e trajnimit të Imamëve në shkallë Evropiane. Hulumtimet rreth njohurive profesionale, identitetit, besimeve dhe të kuptuarit e mësimdhënies dhe mësimit në trajnimin e Imamëve, si dhe ndërtimi i një agjende hulumtuese për studime fetare.
- Kurrikula: Kurrikula ndihmon në arritjen e qëllimeve në cilindo program. Informacione në atë se çfarë lloje kurrikulash përdoren për trajnimin e Imamëve në Evropë, me fokus në objektivat e tyre, kohëzgjatjen, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo fushë.
- Pedagogji: Hulumtime rreth çasjes pedagogjike në trajnimin e Imamëve
- Trajnimi në vazhdimësi: Trajnimi në vazhdimësi ndihmon që të pajis Imamët me informatat më të reja si dhe me tendencat e reja në kontekstin e trajnimit të fokusuar. Ka shumë modele që përdoren për tajnimin në vazhdimësi.
- Standardet e cilësisë: Cilësia në mësimdhënie, kurse të trajnimit, procedura të vlerësimit, materiale referencë për të ndihmuar në arritjen e edukimit kualitativ të synuar.
2. STATUSI I IMAMËVE DHE MËSUESËVE TË FESË ISLAME NË EVROPË
Analizë e
- Statusit ligjor
- Njohjes
- Paga dhe hapësirat e punës për Imamë dhe mësues të fesë Islame në Evropë
- Roli i tyre në formësimin e karakterit dhe zhvillimin e aftësive brenda bashkësisë.
3. TRAJNIMI I MËSUESËVE PËR EDUKIMIN ISLAM NË EVROPË
Analizë e programeve të tanishme të përgaditjes profesionale për mësuesit si dhe sugjerimet rreth përmirësimit të përgaditjes të mësuesëve të fesë Islame në Evropë:
- Praktika të reja të zhvillimit profesional në përgaditjen e mësuesëve
- Zhvillimi profesional në edukimin Islam në mesin e femrave
- Zhvillimi i kurrikulës (programit mësimor) dhe ndërtimi i karakterit
- Studime rreth fesë dhe paqes
- Mësimdhënie dhe pedagogji
- Etika dhe Globalizmi
Analizo rolin e xhamive në formimin e politikave dhe implementimin e tyre në Evropë, apo/si dhe veprimin dhe qëndrimin e shtetit ndaj bashkësive muslimane. Në mënyrë të ngjajshme ne inkurajojmë punime të cilat merren me përfaqësimin publik të xhamive dhe qëndrimin ndaj shoqërisë më të gjerë të cilës i predikohet apo e cila mësohet në xhami. Temat e mundshme përfshijnë:
- Çfarë përfaqësojnë xhamitë në shoqërinë Evropiane
- Roli i xhamive në formimin dhe implementimin e politikave
- Qëndrimi i shoqërisë ndaj xhamive
- Shteti dhe politika si ndikues dhe të ndikuar nga këndvështrimi Islam