Islamic Education in Europe
English

Konferenca

Për këtë tani më nga vende të ndryshme të Evropës  janë ftuar Studiues prestigjiozë nga fusha e edukimit dhe teologjisë. Përveç kësaj, këtë vitë janë ftuar Studiues kompetentë dhe të kualifikuar edhe nga Kontinentet tjera, kontributet e të cilëve paraqesin një pasurim  thelbësorë  në Konferencë.

 

Në kuadër të Konfernecës do të shqyrtohen modele te ndryshme teologjike për trajnimin e Imamëve në Evropë, ku situata të tilla janë diskutuar dhe analizuar ne vendet të ndryshme , si dhe do të prezentohen koncepte të trajnimit të mësuesve. Grupet punuese profesionale do të thellohen në punimin e temave të veçanta, ku përfundimet  e tyre do të prezantohen në seancën e madhe  plenare. Në këtë kontekst Konferneca do të trajtojë çështjen, se cfarë  forme duhet të marrë procesi i faktorizimit të Islamit në Evropë, se si fëmijët dhe të rinjtë muslimanë mund të rriten pa u sulmuar nga shoqëria për shkak të besimit të tyre fetar. Dialogu brenda-Islam inkurajohet të rifillojë dhe të fokusohet në reforma të nevojshme.

 

Konferenca gjithashtu do të ofrojë një mundësi të mirë për nismat reformuese Evropiane, veçanërisht për vendet e Evropës Juglindore, që të mblidhen së bashku për diskutim dhe të përqendrohen në planet dhe vizionet e së ardhmes. Për më tepër, Konferenca do të ofrojë një mundësi të jashtësakonshme për të diskutuar në thellësi  bazat e  trajnimit të imamëve dhe mësuesve në Evropë, si dhe për planifikimin e strategjive dhe reformave të reja  në aspektin konkret. Gjithashtu Koferenca do të ofrojë një mundësi të rëndësishme studiuesve të rinj muslimanë që të mblidhen në një vend dhe të përfshihen në bashkëpunim dobiprurës.

 

Për dallim nga konferencat tjera të organizuara në rajonin e Ballkanit, këtë vit një vend i veçantë do t’i dedikohet promovimit të grave, kështu që studiueset e gjinisë femërore janë të ftuara që të kontribojnë me pikëvështrimet dhe hulumtimet e tyre në diskutimet dhe debatet rreth shkollimit të imamëve dhe mësuesëve. Kjo do të mundësojë prezantimin e ideve dhe përfundimeve të reja të arritura nga hulumtimet prej këndvështrimit të gjinisë femërore, gjë që do të zgjerojë edhe më tepër diapazonin e njohurive tona.

 

Konfernca do t’ju ofrojë një mundësi unike studiuesve të hapsirës  Evropiane, që për herë të parë të mblidhen në një tryezë për të diskutuar aspektet vendimtare  të trajnimit të Imamve dhe mësuesve. Prezentimet, disuktimet, si dhe konkludimet  e Konferncës do të përmblidhen në një Botim te veçantë, gjë që do të ofrojnë një kontribut të rëndësishëm dhe shumë të nevojshëm në diskutimin rreth integrimit të muslimanëve në Evropë.

 

Islamic Education in Europe | Dr.-Karl-Lueger-Ring 1  | 1010 Vienna